Site icon Telegrafi

Rrjedhin çmimet e Hyundai Ioniq 6

Janë shpërfaqur çmimet e Hyundai Ioniq 6 për tregun korean, duke ofruar një qartësi të duhur mbi pozicionimin e saj në treg.

Çmimet vijnë si dëshmi e një letre të të dhënave zyrtare në gjuhën koreane.

Modeli standard me bateri më të vogël me kapacitet prej 53kWh fillon prej 40,000 deri në 41,000 euro, raporton ArenaEV, përcjell Telegrafi.

Çmimet e modelit E-Lite fillojnë nga 41,000 euro e 41,500 euro. Çmimet e modeleve me rreze të gjatë të ngasjes të cilat kanë bateri më të madhe duke filluar prej kapacitet 77kWh janë: modeli Ekskluziv 44,000 euro, Ekskluziv+ 46,000 euro dhe modeli Prestigj 48,000 euro.

Natyrisht se këto çmime i nënshtrohen opsioneve shtesë. Dhe këtu vlejnë shumë çështje të tjera, si ajo e fuqisë dhe motorit, e edhe simulimeve nga qeveria.

Por që më shumë qartësi për veturën Ioniq 6 do të ketë kur ajo do të dal në shitje në fillimin e vitit 2023. /Telegrafi/

Exit mobile version