Telegrafi

Rrjedhin afatet për ankimime dhe kundërshtime për rezultatet zgjedhore

Pas njoftimit të rezultateve përfundimtare jozyrtare të zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 15 korrik, rrjedhin afatet për ankimime dhe kundërshtime për procesin zgjedhore dhe për rezultatet.

Çdo parashtrues i listës së kandidatëve në procedurën e votimit, përmbledhje dhe përcaktim i rezultateve të votimit mund të paraqesë ankesë pranë KSHZ-së brenda 48 orëve pas përfundimit të votimit, gjegjësisht publikimit të rezultateve fillestare. KSHZ-ja është e detyruar të zgjidhë ankesën brenda 48 orëve pas pranimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ankesa kundër vendimit të KSHZ-së mund të paraqiten në Gjykatën Administrative, në afat prej 24 orëve nga marrja e vendimit. Gjykata Administrative nga ana tjetër pas ankesës, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga marrja e saj.

Çdo votues, e drejta e votimit e të cilit është shkelur në procedurën e votimit, mund të paraqesë ankesë pranë KSHZ-së në afat prej 24 orëve. KSHZ-ja është e detyruar të marrë vendim brenda katër orësh pas pranimit.

Çdo votues mund të apelojë kundër vendimit të KSHZ-së brenda 24 orëve pas pranimit në Gjykatën Administrative të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila, pas ankesës, është e detyruar të marrë vendim brenda 48 orëve nga marrja e saj.

KSHZ-ja, me detyrë zyrtare ose pas ankesës së marrë, mund të anulojë votimin në vendvotimin me një vendim në raste të caktuara të përcaktuara me Kodin Zgjedhor./Telegrafi/