Lidra Mala, bukuroshja nga Peja e cila është vetëm 9-vjeçare, ka mahnitur së fundmi me zërin e saj të veçantë.
Ajo erdhi me një interpretim të mrekullueshëm për nder të 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
“Rrjedhë në këngë e ligjërime”, është kënga të cilën e ka sjellë në versionin ‘cover’.
Këngës ia ka bashkangjitur edhe një videoklip, ku vjen me një paraqitje mjaft atraktive e veshur kuq e zi.
Projektin tanimë e gjeni të publikuar edhe në platformën YouTube, ndërsa reagimet ishin mjaft pozitive pas shpërndarjes së videos.
Lidra, një zë mjaft i ëmbël që siç shihet premton shumë në të ardhmen, duke besuar se do shndërrohet në një yll të skenës muzikore. /Telegrafi/