Prodhuesi amerikan i automobilave, duket se e ka problem me mbajtjen sekret të dokumenteve dhe fotografive.
Pasi ka treguar se do të lansojë gjeneratën e dytë të modelit Raptor, kanë rrjedhur fotografitë që tregojnë se si duket kjo veturë, transmeton Telegrafi.
Por, Ford edhe më tutje nuk ka thënë asgjë për makinën e re që del në treg në fund të nëntorit të këtij muaji.
Mirëpo, në medie ka dalë një dokument që tregon se kjo veturë e lartë dhe e gjerë do të jetë 3.5-litra V6, kurse do t’i ketë 450 kuaj fuqi.
Më herët, ekspertët e automobilave kishin parashikuar se do të ketë vetëm 350 kuaj fuqi. /Telegrafi/