Dario Bonzi nga Brescia e Italisë, e ka filmuar fenomenin e rrallë, ku rrjedha e ujit dukej sikur ishte e ngrirë.
Derisa shëtiste në Val Camonica që ndodhet në pjesën qendrore të Alpeve, 28-vjeçari pa atë që njihet si rrjedha ‘laminare’ , transmeton Telegrafi.
Kjo ndodhë kur uji është i pastër, nuk pengohet askund derisa bie, me një konstante të njëjtë, pa presionin e rezervuarit.
“Secila molekulë e uji, njekë trajektoren e asaj që kishte përpara në një mënyrë shumë të përpiktë. Mungesa e erës gjithashtu ndihmon”, ka thënë Bonzi.
Gjithçka është natyrore dhe duket sikur mashtrim optik, derisa prekja e dorës e tregon se nuk është e ngrirë. /Telegrafi/