Michael Jordan shpërtheu kur zbuloi një fans që e filmonte jashtë një parkingu në objektin e Charlotte Hornets.
Legjenda e NBA-së dhe emblema e Chicago Bulls tregoi zemërimin e tij kur vuri re se një i ri po i drejtonte celularin. Videoja u bë shpejt virale.
Në realitet, adoleshenti, i cili po shikonte i hipur mbi një skateboard, po priste Lamelo Ballin, i cili është një nga yjet e Hornets. Por, teksa priste idhullin e tij, në skenë ka dalë 59-vjeçari MJ, i cili është nisur për të hipur në automjetin e tij.
“Michael Jordan! A mund të bëjmë një foto?”, tha i riu, me Jordanin që nuk ishte i kënaqur të vinte re se kamera e telefonit ishte tashmë e ndezur.
Rrjedhimisht, ai u shpreh troç: “Lëre atë m**in”, u përgjigj ai në më shumë se një rast gjatë sekuencës. /Telegrafi/
They wanted to see LaMelo but caught Michael Jordan instead 😅
(via steve4pf_/IG, mic4pf/IG) pic.twitter.com/jMCjs4p55u
— Bleacher Report (@BleacherReport) June 22, 2022