Ka rrjedhur në internet një fotografi e fanellës së re të Juventusit për sezonin 2017/2018.
Sipas Footy Headlines, fanellat e reja do të vazhdojnë të jenë ato klasiket bardh e zi, por me një dizajn të pastër dhe mbresëlënës.
Fanellat do të jenë sërish të prodhuara nga Adidas, të sponsoruara nga kompania e automjeteve Jeep, ndërsa do të dalin në treg nga muaji maj.
Kjo do të jetë hera e parë që logoja ‘J’ do të përfshihet në fanellë që nga prezantimi në muajin janar.
Shiritat në fanellën e re do të jenë më të hollë, ashtu që në pjesën e përparme do të jenë nëntë (në raport me pesë sa janë aktualisht).
Në pjesën e pasme të fanellës do të jetë një bllok i zi për emrat dhe numrat e lojtarëve që do të jenë po ashtu të zinj. /Telegrafi/