Sulmuesi veteran, Zlatan Ibrahimovic, gjatë ditës së sotme (e mërkurë) është përfshirë në një ndeshje stërvitore kundër skuadrës U-18 të Milanit.
E veçanta e kësaj ndeshjeje është se 41-vjeçari ka luajtur së bashku me djalin e tij, Maximilian.
Ibra është duke munguar qe një kohë të gjatë për shkak të lëndimit dhe vetëm sa ka nisur t’i bëjë hapat e parë drejt rikthimit.
Maximilian İbrahimovic pic.twitter.com/llFiGQfStp
— ۟ (@vikingnelsson) February 15, 2023
Ai ka mundur ta shijojë një ndeshje të përbashkët me djalin e tij 16 vjeçar, ndërsa në rrjetet sociale janë shpërndarë fotografi dhe video nga kjo ngjarje.
Vet Zlatan e ka publikuar një video nga loja duke e përshkruar thjesht: “ADN”. /Telegrafi/
DNA pic.twitter.com/WfYYtGiDCY
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) February 15, 2023
𝘔𝘢𝘹𝘪 Ibra presence ❤️🖤#SempreMilan pic.twitter.com/kwQ6vLQFbx
— AC Milan (@acmilan) February 15, 2023