Telegrafi

Rrjedh ilegalisht në internet edhe dueti i ri i Loredanës me Meron?

Foto: Loredana Zefi/Instagram

Reperja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, ka bërë të ditur javë më parë se është në përgatitje të një dueti të ri me reperin turko-gjerman, Mero.

Kënga e tyre titullohet “Kein Plan”, teksa data e lansimit të saj është bërë e ditur të jetë 6 shtatori.

Mirëpo ashtu siç rëndom po ndodh te një pjesë e madhe e projekteve muzikore të artistëve vendorë, edhe kjo këngë e re e pa lansuar, gjendet tashmë e disponueshme në platformën iCloud.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky version i cili po qarkullon është i gjatë 2 minuta e 35 sekonda, duke lënë në dyshime nëse është versioni origjinal dhe i plotë.

Pavarësisht se ky nuk është projekti i parë muzikor që po lansohet para kohe përmes një platforme të tillë, asnjë prej artistëve që janë prekur nga ky fenomen nuk e kanë bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se kënga e tyre e re po lansohet, çka çon në mendimin se ata nuk po janë të informuar për gjëra të tilla dhe këngët e tyre po rrjedhin në mënyrë ilegale.

Më 6 shtator, Loredana dhe Mero do ta publikojnë këngën “Kein Plan” të vizualizuar edhe me klip. /Telegrafi/