Telegrafi

I rrjedh gjak nga hundët – Koeman detyrohet ta ndërpresë konferencën për media

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman është detyruar sot të ndërpresë konferencën për media para ndeshjes me Sevillan në La Liga.

Holandezit i ka filluar një gjakderdhje e papritur nga hundët. Teksa fliste,  Koeman shihej që fshinte gjakun që i dilte nga hunda, diçka që u përsërit disa herë derisa u vendos ndërprerja e konferenca dhe ai u largua.

Mediat thonë se kjo është hera e dytë që 57 vjeçari Koeman preket nga i njëjti problem javët e fundit, ndërsa tifozët e Barcelonës kanë shprehur shqetësim.

https://www.youtube.com/watch?v=AZ2HCrd1Tjo&ab_channel=FCBarcelonaLovers

Megjithatë klubi katalanas konfirmoi se Koeman ndjehet mirë dhe se kjo gjendje mund të vijë pasi holandezi merr hollues gjaku për zemrën.

Në maj të vitit të shkuar Koeman kreu një operacion për probleme në zemër në atdheun e tij, ndërsa tre muaj më vonë ai mori detyrën si trajner i Barcelonës. /Telegrafi/