Sot rreth orës 09:30, në një shkollë në rrugën “Don Bosko” në Tiranë, ka pasur rrjedhje gazi në sistemin e ngrohjes, dhe si pasojë është bërë evakuimi i të gjithë nxënësve të shkollës.
Ndërkohë janë dërguar në spital, katër prej nxënësve ku po ju jepet ndihma mjekësore, pa probleme për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilët po punojnë për normalizimin e situatës. /TCH/