Do duhej të ishte sekret, por tashmë e dinë të gjithë
Ka rrjedhur emaili që drejtori i Tesla, ua ka dërguar punonjësve të tij dhe tregon disa të dhëna për Model 3 dhe kërkesën për më shumë angazhim, transmeton Telegrafi.
Pikërisht në kohën kur thuhej se kërkesa për Model 3 kishte rrënë së tepërmi, është shpërndarë emaili, ku Must i uron punëtorët për suksesin që ka arritur kjo makinë.
Në shkrimin që e ka siguruar Bloomberg, thuhet se përhapja e Model 3 po vazhdon të jetë e madhe, ndërsa punonjësve iu kërkohet angazhim, që makina të vazhdojë prodhimin dhe të përmbushen kërkesat.
“Kërkesa vazhdon të jetë e fuqishme, teksa kemi edhe shumë dërgesa për t’i bërë, që ta plotësojmë çerekun e mbetur” ka shkruar Musk.
Shkrimi pozitiv në email, ka bërë të mendohet se Musk ka ndikuar në rrjedhjen e shkrimit, vetëm që të qetësoi investitorët e shqetësuar me kërkesën për Tesla Model 3 deri më tani. /Telegrafi/