Telegrafi

Rrjdhin pamjet e modelit të ri të Nexus 7

Ndërsa dje gjatë ditës në internet janë shfaqur edhe disa çmime të mundshme të tabletit, ku çmimi për modelin fillestar do të jetë 239 dollarë.

Tableti i ri, Nexus 7 do të paraqitet me ekranin e ndjeshëm në prekje me diagonale prej 7 inç dhe rezulucion prej 1980 x 1200 pikselëve, ndërsa procesori i tabletit do të jetë Qualcomm Snapdragon me shpejtësi prej 1.5 GHz.

Është e mundur që Nexus 7 të vijë me dy opsione të ndryshme të procesorëve ku njëri prej tyre do të jetë Snapdragon S4, ndërsa tjetri Snapdragon 600.

Tableti i ri i Google, Nexus 7 do të përmbajë edhe kamerën e pasme me 5 mega-piksel dhe atë të përparme me 1.2 mega-piksel. Hapësira e brendshme e tabletit do të vijë me dy opsione, 16 dhe 32GB, dhe versionin më të ri të Android 4.3 Jelly Bean. / Telegrafi /