Me këtë truk të thjeshtë që po qarkullon në internet, tashmë është e mundur!
Dihet që femrat kanë problem me vëllimin e flokëve, veçanërisht nëse kanë flokë të hollë dhe të drejtë.
Me këtë truk nuk do ta keni më këtë problem dhe gjithashtu mund të ndihmojë që flokët e yndyrshëm të duken më të freskët nëse nuk keni pasur kohë t’i lani para se të dilni nga shtëpia.
Tani ju duhen vetëm rreth 10 sekonda për t’u rritur volumin! – transmeton Telegrafi.
Gjithçka që ju nevojitet është një tharëse flokësh dhe një furçë.
Filloni me furçë nga rrënjët e flokëve poshtë, më pas kthejini flokët lart dhe thajini për 5 – 8 sekonda.
Pas kësaj, nëse keni mundësinë e ajrit të ftohtë në tharëse flokësh, atëherë thajini në atë mënyrë për 3-5 sekonda të tjera dhe flokët tuaj do të bëhen menjëherë të ngritur dhe më të plotë!
Flokët do të largohen dukshëm nga skalpi dhe do të merrni volum të menjëhershëm. /Telegrafi/