Deputetja e OBRM-PDUKM-së, Vesna Pemova në debatin e sotëm në Kuvend tha se vendosja e tatimit progresiv nga 1 janari i vitit të ardhshëm ka nxitur reagime të shumta nga biznesmenët por edhe nga ekspertët që janë të shqetësuar se kjo nuk do të arrijë efektin e dëshiruar, përkatësisht që pret Qeveria, përkundrazi do ta rrisë evazionin tatimor.
“Veçanërisht do të goditen më shumë sektorë si sektori i transportit ajror apo sektori i programimit kompjuterik. Për momentin rroga mesatare në këtë profesione është diku rreth 60.000 denarë, që do të thotë se një numër i konsiderueshëm i të punësuarve në ato sektorë kanë të hyra mbi 60.000 denarë apo mbi kufirin e tatimit të rritur”, tha deputetja Pemova, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ajo theksoi se në vend se këto kuadro në këto fusha që janë e ardhmja dhe bartës të teknologjive siç janë programerët, me rritjen e tatimit ndaj të hyrave të tyre do rriten dhe do të lëshojnë Republikën e Maqedonisë.
Depoutetja Pemova shtoi se me këtë masë nga Qeveria edhe pse progeramerët janë të paguar mirë, megjithatë mendojnë të braktisin shtetin. Ajo tha se programerët paguajnë tatim shtesë./Telegrafi/