Telegrafi

Rritje page prej 5% për punëtorët shëndetësorë të Maqedonisë

Siç njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, rritje shtesë prej 5% do të marrin edhe punëtorët shëndetësorë në shëndetësinë publike.

Rritja e pagës së punëtorëve shëndetësorë do të fillojë nga qershori i këtij viti, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Shëndetësia publike gjatë vitit 2019, dhe me rritjet e këtij viti, ka rritje rekorde të pagave në të gjitha sektorët”, shprehen nga Ministria e Shëndetësisë.

Investimi te kuadrot shëndetësorë, sipas MSH-së, ka për qëllim të motivohet kuadri dhe shëndetësia publike të ketë kuadër më profesional dhe më kualifikuar .

“Rritja e pagave është një nga ndryshimet që u bënë gjatë kësaj periudhe. Në investim të plotë në kapitalin njerëzor por ndërlidhen edhe ndryshimet më të reja në Marrëveshjen kolektive për veprimtari shëndetësore”, shprehen nga MSH.

Ata shtojnë se paga e mjekut specialist është rritur për 40%, motrave mjekësore për 23%, mjekëve të përgjithshëm prej 25 dhe 15% për punëtorët shëndetësorë./Telegrafi/