Site icon Telegrafi

Rritje enorme e pacientëve, 757 të shtirë në klinikat COVID dhe spitale, nga 100 sa ishin në fillim të gushtit

Është shënuar rritje e madhe e numrit të pacientëve në klinikat COVID dhe në spitalet e përgjithshme krahasuar me numrin e tyre në fund të korrikut dhe në fillim të gushtit.

Sot në raportin e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bëhet e ditur se janë 757 pacientë shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme, ndërsa më 31 korrik ishin 89 pacientë dhe më 1 gusht,  102.

Lexoni të plotë raportin e ShSKUK:

757 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme, 653 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 610 me oksigjeno-terapi, 26 në gjendje të rënduar shëndetësore

Në QKUK, 278 pacientë të shtrirë, 249 prej tyre Covid-19 pozitivë, 237 me oksigjeno-terapi

Klinika Infektive, 118 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 43 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë

Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 92 pacientë

Klinika Infektive 3 (Interno), 2  pacientë

Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 479 pacientë, 404 prej tyre Covid-19 pozitivë, 373 me oksigjeno-terapi.

Spitali i Prizrenit, 79 pacientë

Spitali i Gjakovës, 108 pacientë

Spitali i Pejës, 114 pacientë

Spitali i Gjilanit, 92 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 16 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 11 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë. /Telegrafi/

Exit mobile version