Telegrafi

Rritje e të hyrave me më pak profit në Zynga

Kompania e cila është më së shumti e njohur për lojërat e veta për rrjetat shoqërore, siç është Farmivlle, publikoi informatat e reja financiare në raportin për komisionin amerikan për letrat me vlerë dhe aksionet. Zynga thekson se shitjet e kompanisë gjatë çerekut të katërt janë rritur për 80% në krahasim me një vit më herët, në 307 milion dollarë. Njëkohësisht profiti ka rënë për 54%, në 12.5 milion dollarë.

Si arsye për rënien e profitit në kompani theksohet rritja e shpenzimeve në lidhje me hulumtim dhe zhvilllim. Gjithashtu theksohet rritja e shpenzimeve në lidhje me punësimet, kështu që tani kompania ka krejtësisht 2,789 të punësuar me orar të plotë.
Zynga po përgatitet për ta bërë ofertën iniciale të aksioneve këtë muaj me të cilën pret se do të mbledh rreth një miliard dollarë. /Telegrafi/