Telegrafi

Rritje e shitjes së Ford-it në Gjermani

Në janar janë shitur 15.500 automobila, ndërsa pjesëmarrja e tregut gjerman është rritur në 7,7 për qind, përderisa në dhjetor arrinte 5,6 për qind, bëhet e ditur në kumtesën e degës gjermane të Ford-it.

Qeveria gjermane në janar filloi programin „ bonus ekologjik", sipas të cilit, ata që do ta mënjanojnë automobilin e vjetër dhe furnizohen me automjet të ri „ekologjik", fitojnë bonus prej 2.500 eurove.

Programi, vlera e të cilit është vlerësuar në 1,5 miliardë eura, i nxiti gjermanët që t`i vizitojnë sallonet për automobila dhe të blejnë automobila të rinj.

Shitja e Ford-it në Evropë në janar shënoi rënie për 24,6 për qind dhe janë shitur 112.000 automobila.

Rritje të shitjes duke iu falënderuar programit të Qeverisë gjermane shënoi edhe prodhuesi më i madh evropian i automobilave, Wolsswagen.