Telegrafi

Rritje e madhe e rasteve, dy të vdekur nga coronavirusi dhe 562 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 5272 testime, 562 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Ministria bën të në 24 orët e fundit dy persona kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 78.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.085 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 504.817 doza të vaksinës.

Deri më sot 170.852 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/