Telegrafi

Rritje e madhe e aksioneve në Wall Street

Indeksi Dow Jones kërceu për 6.84 për qind, më së shumti brenda pesë muajve të fundit, duke përfunduar tregtimin në 7.775.85 pikë të indeksit.

Rritjen e Dow Jones e udhëheqi sektori financiar, ku aksionet e bankave më të fuqishme u rritën për 20 për qind, ndërsa disa edhe më shumë se kjo.

Indeksi teknologjik i Nasdaq kërceu për 6.76 për qind, përderisa vlera e indeksit të zgjeruar Standard and purs u rrit për 7.08 për qind.

Ministria e Financave dje shpalli program të ri të partneritetit publik-privat, nëpër të cilin duhet të blihen një bilion dollarë pronë e palikuiduar e bankave, të cilat në këtë mënyrë do të shkarkohen dhe do të mund të vazhdojnë me kreditimin.

Krahas këtij lajmi, investitorët plotësisht u inkurajuan edhe nga të dhënat më të reja të tregut të patundshmërive, ku vërehet rritje mujore e shitjes prej 5.1 për qind, që paraqet kërcimin më të madh brenda gjashtë viteve të fundit.