Qeveria serbe shfaqi shqetësimin e saj përballë një rritje të ndjeshme të numrit të migrantëve në territorin e saj, duke shprehur keqardhje për qëndrimin e fqinjëve kroatë dhe hungarezë për mosbashkëpunim në menaxhimin e çështjes migratore.
Një ligj që hyri në fuqi të martën në Hungari autorizon për të shoqëruar në kufi, veçanërisht atë serb, migrantët e ndaluar në një rreze prej tetë kilometrash nga territori hungarez. Ndërsa kroatët kanë ndërtuar javën e fundit një gardh metalik në Batina (lindje), mbi një urë që lidh brigjet e lumit Danub, kufiri natyror me Serbinë.
Qindra mijëra migrantë kanë përshkruar rrugën e Ballkanit duke kaluar tranzit nga Serbia në vitin 2015 dhe në fillim të vitit 2016. Por ky fluks u ndërpre në mars, pas vendimit të disa shteteve për të mbyllur kufirin. Të ndarë në grupime të vogla, migrantë të shumtë vijojnë të kalojnë në mënyrë të paligjshme drejt Evropës Perëndimore, me një fluks disa qindra refugjatë në ditë.