Telegrafi

Rritje e dërgesave të procesorëve

Rritja e çmimeve mesatare shitëse prodhuesve u ka krijuara të hyra shtesë. Qarkullimi i tërësishëm gjatë çerekut ishte 10.7 miliard dollarë, e kjo është për 12.2% më mirë në krahasim me çerekun e mëparshëm dhe për 16.1% më mirë në krahasim me periudhën e njëjtë një vit më herët.

Intel gjatë çerekut të tretë edhe më tej rriti avantazhin, dhe tani ka në posedim 80.2% të tregut të procesorëve (një çerek më herët Intel mbante 79.3% të tregut). Në segmentin e procesorëve për portativët posedimi i Intelit ka shënuar rënie të lehtë dhe tani është 82.3%, por janë rritur posedimet në tregun e procesorëve për kompjuterët e tavolinës dhe serverët, të cilët tani janë 75.8%, respektivisht 95.1%.

Posedimi i AMD-së ka rënë në 19.7%, në krahasim me 20.4% nga çereku i mëparshëm. Posedimi i kompanisë në segmentet e kompjuterëve të tavolinës dhe serverëve janë zvogëluar, por AMD rriti praninë në tregun e procesorëve për portativët. Posedimet në segmentet për desktop, server dhe atë mobil me radhë janë 24.1%, 4.9% dhe 19.7%. /Telegrafi/