Site icon Telegrafi

Rritje e çmimit të banesave në Maqedoni

Indeksi i çmimeve të banesave në tremujorin e parë të vitit 2016 ka shënuar përshpejtim të matur të rritjes vjetore për 3,1% (rritje prej 0,9% në tremujorin e katërt të vitit 2015), njofton Banka popullore në raportin e saj më të ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

„Megjithatë, duke pasur parasysh që gjatë vitit të kaluar, tek çmimet e patundshmërive janë shënuar zhvendosje të vogla në drejtime të ndryshme, vështirë është të sillet konkluzion nëse ndryshimi në tremujorin është i karakterit të përhershëm ose të përkohshëm. Në shtojcë të kësaj është edhe konstatimi se pas trendit të rënies në vitet paraprake, gjatë vitit të kaluar erdhi deri te stabilizimi i çmimeve të banesave“, njofton BPRM.

Në pikëpamje të gjendjes së ofertës dhe kërkesës për patundshmëri, treguesit udhëzojnë në ndryshime më të rëndësishme.

„Respektivisht, tek ndërtimi i ndërtesave banesore edhe më tej shënohet rritje dyshifrore (norma mesatare vjetore e rritjes së ndërtimit të ndërtesave banesore në vitin 2015 është rreth 19%), ndërsa dinamikë të ngjashme tregojnë edhe të dhënat për lejet e ndërtimit të banesave. Në pikëpamje të kërkesës për banesa, rritja e vazhdueshme e qëndrueshme të kredive banesore vazhdoi në tremujorin e parë të vitit 2016, që udhëzon në përforcim të mëtejmë të kërkesës“, njofton BPRM./Telegrafi/

Exit mobile version