Telegrafi

Rritje e çmimeve të lëndëve djegëse në SHBA si pasojë e uraganit Ajk

Siç lajmëroi drejtori rajonal i Drejtorisë për resurse të mineraleve të SHBA-së në Hjuston, Lars Harbst, rezultatet e para nga kontrollimi tregojnë se gjatë goditjes së uraganit Ajk janë dëmtuar së paku 10 platforma të naftës.

Ai theksoi se bëhet fjalë për vlerësime parësore, por se dëmet e uraganit Ajk me siguri do të jenë më të mëdha nga ato të cilat i shkaktoi uragani Gustav dy javë më parë.

Si pasojë e goditjes të Ajkut në SHBA u rrit çmimi i lëndëve djegëse. Kështu që dje një galon (3,78 litra) benzinë kushton 3,79, që do të thotë rritje e çmimit për 6,2 për qind. Në 48 orët e fundit çmimet e lëndëve djegëse në SHBA u rritën në mesatare për 12 për qind.

Rreth bregut amerikan të Gjirit të Meksikës ndodhen 3.800 platforma të naftës. Tre vite më parë, uragani Katrina dëmtoi 44 platforma, kurse së shpejti pas këtij uragani Rita dëmtoi 64 të tjera.

Bursa e Nju-Jorkut dje kishte sesion të jashtzakonshëm tregtar për shkak të interesit të madh të brokerëve. Një barel naftë për dërgesë në muajin tetor kushtonte 98,80 dollarë dhe kjo është hera e parë pas 26 shkurtit një ulje nën "pragun psikologjik" prej 100 dollarëve për barel. Analistët pohojnë se dëmi i uraganit Ajk është më i vogël se sa pritej. /MIA/