Telegrafi

Rritje e Androidit në tregun e tabletëve

Krejtësisht gjatë çerekut të tretë në mbarë botën janë shitur rreth 16.7 milion tablet, prej të cilëve Apple ka shitur 11.1 milion, respektivisht ka bërë për vete 66.6% të tregut, derisa në të njëjtën kohë janë shitur 4.5 milion pajisjet të bazuara në Android, me çka ato kanë bërë për vete 26.9% të tregut. Në tërësi iOS dhe Android kanë pushtuar 93.5% të tregut të tabletëve, e nga mbetja pjesa më e madhe i ka takuar Microsoftit i cili ka në posedim 2.4% të tregut QNX-it të RIM në të cilin bazohen tabletët BlackBerry Playbook posedimi i të cilëve ishte 1.2%.

Edhe pse Android është ende mjaftë prapa iOS-it në fushën e tabletëve, ai ka arritur të bëj një depërtim më serioz në treg. Në të vërtetë, para një viti tabletët e bazuar në Android përbënin 2.3% të tregut. Njëkohësisht posedimi i Apple ka rënë nga 95.5% në 66.6% të tregut, ani pse ka shitur 7 milion tablet më shumë se në periudhën e njëjtë një vit më herët. /Telegrafi/