Telegrafi

Rritje e aksioneve në Azi, pas marrëveshjes së SHBA

Kjo ndodh në një kohë që investitorët ndjehen të përkrahur nga marrëveshja e së enjtes në SHBA, për një paketë shumë milionë dollarëshe për të stimuluar ekonominë amerikane.

Ne Hong Kong aksionet u rritën me më shumë se pesë për qind, ndërsa Australia dhe Japonia panë rritjen e vlerës së aksioneve me rreth 3%.

Po kështu edhe aksionet në Bursën e New Yorkut u rritën ditën e enjte, pasi kongresi ra dakord për paketën, që ka si qëllim shmangien e ndonjë rënie ekonomike. /bbc/