Telegrafi

Rritje alaramante e papunësisë në Spanjë

Shkalla e papunësisë në Spanjë arriti 17,36 për qind të popullatës së aftë për punë, përderisa në kuartalin e fundit të vitit 2008 ajo arrinte 13,91 për qind.

Numri i përgjithshëm i të papunëve arrin 4.010.000 persona, që është madje për 1.836.000 më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, lajmëroi Instituti kombëtar për statistikë.

E tronditur nga kriza financiare dhe hipotekare, me ç`rast më së shumti u fundos sektori i ndërtimtarisë, Spanja në gjysmën e dytë të vitit të kaluar hyri në recesion.