Telegrafi

Rritja ekonomike në Gjermani 3.5 për qind

Sipas vlerësimit të ekspertëve shkencëtarët do ta rrisin dukshëm prognozën e deritanishme. Në pranverë ata kishin parashikuar një rritje prej 1.5 për qind, transmeton Dw.

Sipas njoftimeve të medieve studiuesit supozojnë se produkti i brendshëm bruto do të shtohet për 3.5 për qind.

Shkak është në radhë të parë fakti që Gjermania e ka marrë veten më shpejt nga ç’pritej nga kriza financiare dhe ekonomike. /Telegrafi/