Site icon Telegrafi

Rritja ekonomike në Francë vetëm 0.3%

Ekonomia franceze e mbylli vitin e kaluar me një hap të fuqishëm, duke rimarrë vrullin vetëm në tremujorin e fundit.

Përmbysja e trendit të dy tremujorëve paraardhëse, vjen falë shpenzimeve konsumatore dhe investimeve që nuk treguan asnjë shenjë frike përpara zgjedhjeve presidenciale të pranverës së këtij viti.

Prodhimi i Brendshëm Bruto i ekonomisë së dytë më të madhe në Eurozonë u rrit me 0.4 për qind gjatë tremujorit të katërt, në linjë me pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve si dhe 0.2 pikë përqindje mbi hapin e regjistruar gjatë dy tremujorëve paraardhës, tregon zyra e statistikave në vend.

Gjithsesi, vrulli i tremujorit të fundit nuk i`a doli të nxiste ekonominë mbi nivelet e vitit 2015, kur ekonomia franceze rritej me 1.2 për qind. përgjatë të gjithë 2016-ës në tërësi, ekonomia e dytë më e madhe në rajonin e monedhës së përbashkët u rrit me vetëm 1.1 për qind, bindshëm larg objektivit të qeverisë.

Deri në fund qeveria socialiste këmbënguli për një normë rritje mbi 1.4 për qind, që shihet edhe si minimumi i nevojshëm për të ulur papunësinë nën 10 për qind.

Pavarësisht apelit nga Banka Qendrore dhe kërkesave nga institucionet ndërkombëtare për të ulur objektivin, qeveria nuk e bëri këtë për arsye të qarta elektorale, dhe tashmë dështimi nuk është i vogël, por në të paktën 0.3 pikë përqindje, çka do të përkthehet edhe në kosto elektorale për socialistët.
Pavarësisht kësaj, Ministri francez i financave, Michel Sapin i ka komentuar me tone pozitive të dhënat. /Telegrafi/

Exit mobile version