Telegrafi

Rritja e zbehtë ekonomike e Gjermanisë dobëson valutën euro

Rritja e zbehtë ekonomike në Gjermani dhe pasiguria politike në Spanjë ka bërë që valuta euro të bie në nivelin më të ulët pas dy viteve.

Një rënie e befasishme në moralin e biznesit gjerman ka theksuar divergjencën midis të dhënave ekonomike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Eurozonës.

Kjo po ndikon në valutën euro që të enjten pësoi ditën më të keqe në më shumë se gjashtë javë, duke rënë 0.6 për qind në një nivel të ulët pas dy viteve në 1.1141 dollarë.

“Pasiguritë politike të kombinuara me shqetësimet ekonomike janë një koktej mjaft i keq për valutën euro. Veçanërisht nëse ekonomia në anën tjetër të Atlantikut është duke rënkuar”, tha Antje Praefcke, një analiste në Commerzbank, përcjell Telegrafi.

Ajo tha se zgjedhjet në Spanjë mund të dëmtojnë më tej perspektivat e euros.

Investitorët do të shikojnë të premten të dhënat e Prodhimit të Brendshëm Bruto të SHBA-së për tre muajt e parë të vitit 2019, për sinjale nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten më të forta sesa ekonomitë e tjera kryesore. /Telegrafi/