Site icon Telegrafi

“Rritja e Transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies”

Me datë 28/10/2016 u mbajt Konferenca si rezultat i publikimit të Raportit në kuadër të projektit “Rritja e transparencës nëpërmjet promovimit të rolit të Auditorit të Brendshëm në zinxhirin e llogaridhënies” i financuar nga Balkan Trust for Democracy dhe implementuar nga Instituti KAF.

Ky projekt kishte si synim analizimin e gjendjes aktuale të rolit të Auditorit të Brendshëm në Sektorin Publik të Kosovës dhe mënyrat se si mund të shtohet transparenca komunale nëpërmjet të promovimit të këtij roli.

Duke pasur parasysh ndjeshmërinë që ka menaxhimi i parasë publike, nëpërmjet këtij projekti është vlerësuar si shumë i nevojshëm monitorimi i zbatueshmërisë së legjislacionit dhe analizimi i kornizës së politikave që siguron që paraja publike përdoret dhe shfrytëzohet në mënyrën e duhur dhe që Auditori i Brendshëm kryen punën e vetë në bazë të kornizës legjislative dhe standardeve që e rregullojnë këtë profesion.

Në kuadër të kësaj konference u bë prezantimi i raportit me të gjeturat dhe rekomandimet për përmirësimin e gjendjes në të ardhmen.

Pjesë e konferencës ishte edhe paneli me pjesëmarrës nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe shoqëria civile.

Pjesëmarrës në tryezë ishin: kryetarë të komunave, kryesues të kuvendeve komunale, drejtorë të Njësive të Auditimit të Brendshëm, kryesues të Komiteteve të Auditimit, bashkëpunëtorë dhe akterë tjerë relevant.

Projekti u vlerësua si një iniciativë shumë e rëndësishme dhe e para e realizuar në këtë drejtim në Kosovë.

Instituti KAF në vazhdimësi do të fokusohet në gjetjen e mekanizmave për dhënien e kontributit në drejtim të ngritjes së transparencës, promovimin e qeverisjes së mirë dhe rolit të auditorit të brendshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version