Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se dje është zhvilluar takimi i shtabit emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në këtë mbledhje Rama ka njoftuar se është marrë vendim që të organizohet puna vetëm me staf esencial.
Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës:
1. Certifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19;
2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.
Gjithashtu janë mbyllur qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.
Postimi i plotë:
Dje me datë 22 Janar 2022, u mblodh shtabi emergjent për menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Në këtë mbledhje u diskutua vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19, dhe u morën këto vendime:
– Të organizohet puna vetëm me staf esencial;
– Të gjithë punonjësit e Komunës së Prishtinës, ndërmarrjeve publike lokale, duhet të posedojnë një nga dëshmitë e mëposhtme, në mënyrë që t’ju lejohet hyrja në ambientet e punës: 1. Çertifikatën e vaksinimit me më së paku dy doza kundër COVID-19; 2. Personat me dëshmi mjekësore nga mjeku specialist i fushës se kanë kundërindikacione dhe janë të liruar nga vaksinimi, duhet të posedojnë testin RT- PCR negativ për COVID 19 jo më të vjetër se një javë.
– Administrata është e obliguar të caktojë persona përgjegjës që do të kontrollojnë posedimin e ndonjërës nga dëshmitë e cekura më lart;
– Obligohet Administrata të ofrojë dezinfektues për duar dhe një sasi të maskave në vende të qasshme në hyrje të objekteve të Komunës si dhe në ambientet e brendshme;
– Obligohet Administrata që në hyrje të çdo objekti të vendosin shenja të dukshme të rregullave të sjelljes për mbrojtje nga COVID-19.
– Obligohet Administrata që të kryej dezinfektimin dhe ajrosjen e hapësirave të mbyllura;
– Ndalohet hyrja në ambientet e mbyllura pa maskë;
– Procesi edukativ-arsimor në institucionet parashkollore dhe të qëndrimit ditor zhvillohet sipas rekomandimeve për institucionet parashkollore të IKShPK të datës 20.01.2022;
– Të mbyllen qendrat për të moshuarit, deri në vendimin e ardhshëm.
Gjithashtu, dëshirojmë të ju informojmë, se sipas të dhënave të fundit që kemi mbledhur, 78% e punonjësve tanë janë të vaksinuar me dy doza, 15% me një dozë, kurse 7% në proces të vaksinimit. /Telegrafi/