Polonia ka filluar ndërtimin e një spitali fushor në një stadium futbolli në kryeqytetin, Varshavë.
Punimet në stadiumin “PGE Narodowy” filluan të shtunën, njoftoi zyra e kryeministrit gjatë ditës së sotme.
Ministri i Shëndetësisë, Adam Niedzielski tha se spitali fushor do të kishte një kapacitet prej 500 shtretërish. Objekte të tjera të përkohshme po ndërtohen diku tjetër.
This week, the first field hospital for COVID-19 patients will be built at the @PGENarodowy Stadium in #Warsaw. The first works started on Saturday. #coronavirus #KoronawirusWPolsce pic.twitter.com/AQcjvMirON
— Chancellery of the Prime Minister of Poland (@PremierRP_en) October 19, 2020
Njoftimi erdhi ndërsa numri i rasteve ditore në shtetin polak arriti një rekord të lartë të shtunën, me 9,622 infeksione.
Vendi ka regjistruar më shumë se 180 mijë raste dhe 3,614 vdekje që nga fillimi i pandemisë së njohur si COVID-19.
“Nëse numri i rasteve rritet me këtë ritëm, duhet të jeni të vetëdijshëm se javën e ardhshme mund të kemi 15 mijë deri në 20 mijë infeksione në ditë”, tha ministri i shëndetësisë në një konferencë shtypi. /Telegrafi/