Antisemitizmi po rritet dhe hebrenjtë janë gjithnjë e më të shqetësuar për rrezikun e ngacmimit, sipas një studimi të madh të 12 vendeve të BE.
Sipas raportit të cituar nga mediat e huaja, përcjell Telegrafi, qindra hebrenj të pyetur nga Agjencia për të Drejtat Themelore të BE-së thanë se kishin përjetuar një sulm fizik dhe antisemitik vitin e kaluar, ndërsa 28% thanë se ishin ngacmuar.
Po sipas raportit, Franca është identifikuar si problemi më i madh me antisemitizmin, ndërsa Gjermania, Britania e Madhe, Belgjika, Suedia dhe Holanda gjithashtu panë incidente.
Ditën kur u lëshua raporti, policia italiane tha se po hetonin vjedhjen e 20 pllakave përkujtimore për përkujtimin e Holokaustit.
Pllaka të vogla prej bronzi – dedikuar anëtarëve të një familjeje hebreje, De Savjet – u nxorën nga trotuaret e Romës gjatë natës.
Pllaka të vogla prej bronzi – dedikuar anëtarëve të një familjeje hebreje, De Savjet – u gërmuan nga trotuaret e Romës gjatë natës.
Cilat janë gjetjet kryesore?
FRA me bazë në Vjenë paraqet një pamje të sinagogave dhe shkollave hebreje që kërkojnë mbrojtje të sigurisë; nga “komentet e egra” në internet, në media dhe në politikë; dhe të diskriminimit në shkollë dhe në punë.
Gjithashtu, siç thuhet më tej, raporti vjen javë pasi një person i armatosur vrau 11 vetë në një sinagogë në qytetin Pitsburg në SHBA.
Gjashtë vjet pas raportit të saj fillestar, FRA ka hulumtuar hebrenjtë në 12 vendet e BE ku jetojnë shumica e hebrenjve.
Madje raporti thotë se abuzimi anti-semitik është bërë aq i zakonshëm saqë shumica e viktimave nuk raportojnë incidentet. /Telegrafi/