Një nga shakatë më të njohura në histori për 1 prill është historia e rritjes së pastave në pemë, raporton readersdigest.ca.
Kjo shaka ishte transmetuar vite më parë nga BBC, transmeton Telegrafi.
Në vitin 1957, emisioni i lajmeve Panorama raportoi se falë një dimri të butë, fermerët zviceranë shijuan një prodhim të madh spageti.
Për ta vërtetuar këtë, emisioni transmetoi një reportazh tre-minutësh të fermerëve zviceranë që shkulnin me kujdes ose “korrnin” fijet e pastave nga pemët. /Telegrafi/