Site icon Telegrafi

Rritja e papunësisë në Austri, për shkak të refugjatëve

Numri i personave të papunë në Austri u rrit në mars për shkak të azilkërkuesve, thuhet në të dhënat për papunësinë, përcjell albinfo.ch.

Rreth tri të katërtat e rritjes së papunësisë llogaritet nga refugjatët dhe dy të tretat e refugjatëve janë të papunë në Vjenë.

Numri i të papunëve në mars u rrit me 2.4 për qind, në 438,654 njerëz dhe në më shumë se 10.000 të rinj të papunë, 7580 persona janë azilkërkues.

Në bazë të shërbimeve të punësimit (AMS) në mars janë raportuar 22.674 azilkërkues, në mesin e tyre ishin nga Siria 7946, 4.860 afganë, 3,520 qytetarë të Rusisë, 1.126 iranianë, 1,233 ishin nga Iraku dhe 845 nga Somalia. /Telegrafi/

Exit mobile version