Telegrafi

Rritja e pagave, reagon administrata

Sipas një komunikate nga BSPK-ja të dy sindikatat, ajo e Administratës dhe e Judikaturës së Kosovës, thuhet se reagojnë ashpër ndaj një vendimi të kryeministrit të Kosovës në largim.

“Këto SP, janë të shqetësuara për faktin se kryeministri në largim nuk i përfshin dhe i anashkalon shërbyesit tjerë civil dhe kategoritë tjera të të punësuarve që financohen nga buxheti i Kosovës që është një veprim i padrejtë dhe jo real”, thuhet në njoftim

Ky shqetësim merr karakter edhe më shqetësues, bazuar në faktin se ndoshta Qeveria në dorëheqje ka të përgatitur projekt buxhetin për vitin 2011, me të cilin projekt-buxhet mund të mos jenë të përfshira në rritje apo nivelim të pagave edhe kategoritë tjera që financohen nga buxheti i Kosovës që sipas tyre do të ishte e papranueshëm. /Telegrafi/