Telegrafi

Rritja e pagave kërcënon ekonominë

"Rritja e pagave me ritme më të larta se produktiviteti do të dëmtojë rritjen ekonomike të vendit në vitet në vijim", ka deklaruar Danev.

Pagat e kanë tejkaluar ndjeshëm produktivitetin në punë gjatë pesë viteve të kaluara, tha BIA në vëzhgimin e saj.

Pagat bruto në vend janë rritur me 40% në tre vitet e fundit, ndërsa inflacioni është rritur me 16.4% gjatë kësaj periudhe.

Paga mesatare neto mujore arriti në 267 euro në tremujorin e tretë , një rritje me 2.5% krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Ndërkohë, Danev thekson se sektorët e minierave të bakrit, transportit dhe ndërtimit pritet të goditen rëndë nga kriza financiare globale.