Site icon Telegrafi

Rritja e pagave, e pamundur

Rritja e pagave edhe për 25 për qind nga janari i vitit 2015 është mision i pamundur për Qeverinë e Kosovës. Një rritje e tillë nuk është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2015, vetëm se e ka përmendur kryeministri Hashim Thaçi, por jo edhe ministri i Financave, Besim Beqaj me rastin e prezantimit të projektbuxhetit.

Kjo rritje nëse ndodh do të bëjë që pjesa më e madhe e buxhetit të orientohet vetëm në paga që do ta bënte një buxhet edhe më jozhvillimor.

Ekspertët thonë se kjo rritje për shumë arsye është e pamundur dhe se është përmendur vetëm sa për efekt elektoral, pasi kryeministri po i mendon edhe zgjedhjet, shkruan Koha Ditore.

“Në një situatë hipotetike, në rast se kryeministri aktual vazhdon ta udhëheqë qeverinë e re, vendimi për rritjen e pagave edhe për 25 për qind më 2015 është i pamundur, ngase kërkohen edhe 137 milionë euro shtesë, të cilat nuk janë planifikuar në Projektbuxhetin 2015 dhe nuk mund të reduktohen nga kategoritë e tjera ekonomike”, ka thënë drejtori i Institutit GAP, Agron Demi.

E këto mjete shtesë do të mund të merrnin vetëm duke i shkurtuar investimet kapitale, që do të ndikonte direkt në zhvillimin ekonomik të vendit. /Telegrafi/

Exit mobile version