Site icon Telegrafi

Rritja e numrit me COVID-19 në Ferizaj, Aliu thotë se lehtësimi i masave u keqkuptua

Ka shkuar në 129 numri i rasteve me coronavirus në Ferizaj.

Kryetari i kësaj komune, Agim Aliu ka lutur qytetarët që të shmangin ndejat familjare e daljet pa nevojë.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se virusi COVID-19 ende po vërtitet rreth nesh e për fat të keq po shënon raste të reja.

Sipas tij, lehtësimi i masave si duket, ka hasur në disa keqkuptime.

“Ju e doni Ferizajn, bëjeni për çdo familje ferizajas duke nisur nga familja juaj, mbroni shëndetin e tyre e duke qëndruar në shtëpi e respektuar rregullat e sjelljes, radhituni në frontin e luftës së përbashkët kundrejt këtij virusi.

Gjithë çfarë ju ka munguar, si rëndom para virusit, do ta shijoni së shpejti, porse fillimisht lypset ta normalizojmë situatën duke respektuar sjelljen në kohë pandemie. Unë e di, besoj tek ju, ne bashkë do ta mundim këtë rrezik”, ka shkruar ai.

Me rastet e fundit, Ferizaj është komuna më e prekur në Kosovë.

Exit mobile version