Telegrafi

Rritja e nivelit të detit shpie në klimë më ekstreme

Shkrirja e ajsbergjeve mund të ftoh detërat rreth Grenlandës dhe Antarktikës aq shumë, sa që temperaturat e planetit mund të bien për një ose dy shkallë. Ky raportim vjen prej shkenctarit James Hansen nga NASA.

Edhepse mund të duket si lajm i zakonshëm, diferenca në temperaturë e prodhuar nga ftohja e ajsbergjeve mund të shpie në kaos më të madh klimatik në një botë me ekstreme klimatike.

Stuhitë dimërore fuqizohen nga diferenca e temperaturave mes poleve dhe ekuatorit, kështu që mund të ketë stuhi të reja acari nga ky fakt. Në anën tjetër, ky studim do të nënkuptoj që planeti jonë do të akumuloj më shumë energji të nxehtësisë të liruar nga dioksid karboni dhe kjo energji do të rris ndikimin e shkrirjes së akullit. /Telegrafi/