Telegrafi

Rritja e kualitetit të produkteve parakusht për tregjet evropiane

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka mbajtur konferencën me temë “Standardizimi i produkteve vendore: Shpërndarja dhe shitja e standardeve”, ku u tha se standardizimi i produkteve vendore është parakusht për mbërritjen e tregjeve evropiane dhe fuqizimin e prodhimit vendor.

Dardan Abazi, hulumtues në INDEP tha se raporti në kthim në standarde është 1 me 14. Teksa shtoi se kapacitetet e ASK -së duhet të rriten.

Sipas tij, jo të gjitha bizneset kanë njohuritë e nevojshme sa i përket standardeve. “Vetëm duke rritur kualitetin e produkteve vendore ne do të arrijmë të mirat që i sjellë MSA-ja”, u shpreh ai.

Drejtori i ASK-së, Hafiz Gara, tha se qytetarëve të Kosovës duhet t’iu sigurohet më shumë cilësi. Ai bëri të ditur se si bëhet informimi i bizneseve.

“Vet faqja e ASK-së është mirë e pajisur që t’iu ofrojmë palëve sqarime shtesë. Në ueb mund të shkarkohet katalogu i standardeve. Shitja komplet në formën elektronike, do të bëhet e harmonizuar kur ASK të ketë më shumë qasje në financa”, tha ai.

Ai u shpreh i sigurt se për 100 për qind do të rritet numri i bizneseve që eksportojnë. /Telegrafi/