Zymer Bytyqi është njëri nga futbollistët më të mirë të Kosovës vitet e fundit.
Sulmuesi kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Superligën e Turqisë me Konyasporin.
Bytyqi ka marrë pjesë në 15 gola të Konyas këtë edicion, duke realizuar tetë prej tyre dhe duke asistuar në shtatë të tjerë.
Padyshim që lipjanasi ka qenë lojtari kyç i klubit turk që ka arritur suksesin më të madh duke u renditur në vendin e tretë në kampionat.
E forma e jashtëzakonshme e tij është vlerësuar edhe nga faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve ‘Transfermarkt.de’.
25-vjeçarit tani i është rritur vlera në 5,5 milionë euro 4,2 sa e kishte tre muaj më parë.
Por rritja e Bytyqit ka ndodhur për një vit, pasi në momentin që nënshkroi për klubin turk nga Viking ai vlente vetëm 800 mijë euro.
Sigurisht që kjo rritje është falë punës së madhe që ka bërë futbollisti me klubin, por edhe me Përfaqësuesen e Kosovës ku po luan rregullisht.
Gjithsesi falë formës së mirë dhe rritjes së vlerës, vështirë të besohet se Bytyqi do të vazhdojë te Konya edhe për një vit, pasi ai është vërshuar nga ofertat nga klube shumë të respektuara evropiane. /Telegrafi/