Për shkak të interesit të madh të qytetarëve për tu vaksinuar, nesër do të hapen edhe 4 pika të tjera shtesë për vaksinim kundër Covid-19, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë,
Pikat e reja të vaksinimit do të jenë në: Poliklinika “Bit pazar” Draçevë, Hasanbeg dhe Gjorçe Petrov.
Gjithashtu në dy ndërrime do të punojnë pikat e vaksinimit në Çair, Jane Sandanski, Bukuresh dhe Bit pazar.
Në ndërrimi të parë do të punojnë poliklinika Shuto Orizare, Draçevë dhe Hasanbeg.
Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se në dispozicion janë 400 mijë vaksina. Vaksina Fajzer ka 70 mijë, Astra Zeneca 50 mijë, Sinovac 80 mijë.