Telegrafi

Rritja e hovshme mbron nga kolesteroli

Shkencëtarët britanikë kanë vërtetuar nivel shumë të ulët të kolesterinës së dëmshme te personat e moshës 60-vjeçe, të cilët kanë qenë fëmijë të rritshëm ose që në moshën tinejxhere kanë arritur shpejt gjatësinë përfundimtare të trupit.

‘Kolesterina e keqe’ ulet nëpërmjet dietës, e cila duhet të përmbajë sa më pak yndyra shtazore, sa më shumë peshk, perime dhe fruta të freskëta. Nëse nuk arrihet ulja e vlerave të kolesterolit nëpërmjet dietës, atëherë mjeku juaj do ju rekomandojë terapi medikamentoze. /Telegrafi/