Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika të shpallura në faqen e internetit të këtij institucioni, tregojnë se rritja ekonomike e bruto prodhimit vendor (BPV) për tremujorin e parë në vitin 2017 është zero për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në tremujorin e parë të 2017-tës, rritja më e madhe është shënuar në sektorët e: informacioneve dhe komunikimit prej 5.5%, minierave, industrisë së prodhimit, furnizimit me energji elektrike, gaz dhe klimatizim./Telegrafi/