Telegrafi

Rritja e ekonomisë botërore 1.8% në 2018

Ministrat e Financave të G20-s u shprehën optimistë për arritjen e qëllimit të rritjes ekonomike të botës në vitin 2018.

 

Sipas komunikatës së publikuar të dielën pas përfundimit të takimit të ministrave të Financave dhe të guvernatorëve të bankave qendrore të vendeve anëtare të G20-s, në vitin 2018 GDP-ja globale do të arrijë 1.8 për qind, shifër kjo shumë pranë objektivit prej 2 për qind.

 

Grupi i ministrave të 20 ekonomive kryesore të botës premtoi në takim se vendet e zhvilluara do të zbatojnë politikat monetare që favorizojnë rimëkëmbjen ekonomike.

 

Grupi u zotua gjithashtu se do të miratojë një politikë fiskale fleksibël në përputhje me situatën aktuale, duke mbajtur në një shkallë të arsyeshme përqindjen e borxhit në raport me GDP-në. /Telegrafi/