Telegrafi

Rritja e çmimit të naftës rrezikon ekonominë botërore

Për shkak se rimëkëmbja koniunkturore ende është e pastabilizuar, rritja e çmimit të naftës mund të kthehet në një problem serioz duke rrezikuar rritjen ekonomike për shumë vende në botë, tha shefi i IEA-s, Fatih Birol, për radion gjermane WDR.

IEA llogarit që prodhimi i naftës në botë nuk e ndjek dot rritjen gjithnjë e më të madhe të kërkesës për naftë. Çmimi i naftës do të vazhdojë për këtë shkak të njohë rritje. Epoka e naftës së lirë përfundimisht ka marrë fund, ka thënë Birol. /Telegrafi/