Site icon Telegrafi

Rritja e çmimit të naftës në Maqedoni, shqetësim për bujqit

Kuvendi dje i votoi ndryshimet e Ligjit për akciza në pajtim me të cilat dizeli dhe nafta për ngrohje nga 1 janari i vitit 2018 do të shtrenjtohen për 3,5 denarë. Një vendim i tillë i Qeverisë, dhe pa u miratuar zyrtarisht nga ana e Kuvendit, i bëri të ndarë bujqit.

Disa mendonin se çdo pagesë shtesë është barë për prodhimtarinë dhe kërkojnë rishqyrtim të vendimit ose përjashtim të tij nga pjesa e agrarit, ndërsa disa të tjerë, se shtrenjtimi i naftës për 3,5 denarë nuk do të jetë shpenzim i madh.

Gjatë debatit kuvendor dje edhe deputetët e opozitës theksuan se rritja e akcizës, veçanërisht në bujqësi, është masë shumë e papëlqyeshme e cila do të sjellë deri në shtrenjtimin e ushqimit.

Nga Ministria e Bujqësisë janë të drejtpërdrejtë, se rritja e akcizës nuk duhet t’i shqetësojë bujqit sepse me vendosjen e “naftës së gjelbër” shpenzimet për prodhimtarinë, dukshëm do të zvogëlohen. Sipas MBPEU, nuk duhet të shqetësohen as konsumatorët, sepse, siç informon, rritja e akcizës nuk do t’i shtrenjtojë prodhimet bujqësore të prodhuara në fermë.

“Janë bërë të gjitha analizat e nevojshme për vendosjen e ‘naftës së gjelbër’ në bujqësi. Fillimi i masës është planifikuar për vitin 2018. Nafta e gjelbër do të thotë prodhimtari më të lirë dhe edhe një përfitim për të gjithë bujqit”, tha dje ministri me portofol Lupço Nikollovski./Telegrafi/

Exit mobile version